article-image

Data e nisjes: 31 Gusht, 2013
Ditë Qëndrimi: 3 Ditë
Cmimi: 85 Euro / Person

Përshkrimi
Medjugorje është qendra shpirtërore e botës, ka thënë Karol Wojtyla Me 24.6.1981 afër orës 18, gjashtë të rinj të famullisë së Medjugorje-s, Ivanka Ivankovic, Mirjana Dragicevic, Vicka Ivankovic, Ivan Dragicevic, Ivan Ivankovic dhe Milka Pavlovic, kanë parë mbi kodren Crnica, në vendin e quajtur Podbrdo, një dukje, një figurë e bardhë me një fëmijë në dorë. Të mrekulluar dhe të frikësuar, nuk janë afruar asaj. Ditën pas në të njëjtën orë, më 25.6.1981, katër nga ato, Ivanka Ivankovic, Mirjana Dragicevic, Vicka Ivankovic dhe Ivan Dragicevic, janë ndjerë fort të tërhequr nga vendi ku kishte ndodhur dukja, një ditë më përpara, që kanë parë dhe njohur si Zoja e Bekuar. Marija Pavlovic dhe Jakov Colo i kanë mbërritur nga pas. Grupi i vegimtarëve të Medjugorje-s u formua kështu. Janë lutur me Zojën e Bekuar dhe kanë folur. Nga ajo ditë, kanë pasë dukje të përditshme, së bashku apo edhe të ndarë. Milka Pavlovic dhe Ivan Ivankovic nuk kanë parë më Virgjëren e Bekuar. Sipas dëshmive të njëjta të vegimtarëve, Virgjëra e Bekuar gjatë dukjeve të Saja, ka dhënë mesazhe të caktuara që ato ti shpallen njerzimit. Edhe pse mesazhet janë të shumtë, është e mundur të përmblidhen në pesë mesazhe thelbesore sepse të gjithë të tjerët paraqesin apo i bëhen mbështetje këtyre të pestëve. Ato janë: PAQE – Që ditën e tretë Zoja e Bekuar ka shfaqë mesazhin e Saj të parë: “Paqe, paqe, paqe dhe vetëm paqe” dhe ka përsëritur dy herë: “Paqja duhet të mbreterojë ndërmjet Hyut dhe njerëzve, po ashtu dhe midis njerëzve!” Duhet marrë parasysh që vegimtarja Marija ka parë kryqin pas Zojës Bekuar ndërsa shprehte këtë mesazh, dmth qartësisht që kjo paqë mund të vijë vetëm nga Hyu që nëpërmjet Virgjëres, Krishti është bërë “paqja jonë” (Efesve 2,14) Kështu Virgjëra, ndërsa është “Mbretëresha e Apostujve”, paraqitet në Medjugorje si “Mbretëresha e vërtetë e Paqes”.

BESIMI – Mesazhi i dytë i Virgjëres është ai i besimit. Virgjëra e ka folë ditën e katërt, të pestë e të gjashtë të dukjeve të Saj dhe kjo është e kuptushme. Dmth pa besim nuk është e mundur të gjendet paqja. Për më teper besimi është përgjigjja e fjalës së Hyut në të cilën Ai jo vetëm e shpallë, por i dhurohet njerëzve. Duke e pranuar njeriu bëhet njeri i ri, me një jetë të re, me një jetë të re në Krishtin dhe merr pjesë në natyrën e Hyut. Kështu njeriu online casinos merr paqen, qoftë me Hyun, qoftë me njerëzimin.

KTHIMI – Edhe kthimi është një mesazh i dhënë shumë shpesh nga Virgjëra, sepse në njeriun e sotëm besimi është i dobët dhe i mangët e pa kthim nuk është e mundur të merret paqja. Kthim i vërtetë do të thotë “të lahet zemra” (Jeremia 4,14) sepse një zemer e korruptuar krijon e favorizon një strukturë dhe marëdhënie shoqerore të pakënaqshme, ligje të padrejta dhe organizma servil. Pa një shndërrim rrënjësor në zemër dhe një kthim, paqja nuk është e mundur. Ja përse Zoja e Bekuar porositë për një rrëfim të shpeshtë

LUTJA – Nisur nga dita e pestë të dukjeve të përditshme të Virgjëres, porositë për lutjen. Ajo kërkon të gjithë njerëzve të luten pa pushim sikur dhe Krishti ka kërkuar. Lutja kështu themelon dhe forcon besimin e njeriut. Me lutje njeriu shpallë Hyun dhe Ungjillin dhe ndezë besimin tek të tjerët.

AGJERIMI – Që nga dita e gjashtë e dukjeve, Virgjëra ka porositur për agjerim që është në shërbim të besimit. Vetëm njeriu që kontrollon vehten, është i lirë për të shërbyer Hyun dhe të afërmin, sikur besimi e kërkon. Agjerimi i garanton njeriut që braktisja ndaj besimit të jetë e sinçertë dhe e sigurtë. Nga Mesazhet e Virgjëres duket qartësisht që paqja është e mira më e çmuar dhe që besimi, kthimi, lutja, dhe agjerimi janë kushtet e vetme për ta pasur atë.

ITINERARI

 

Dita e pare | Shkoder - Medjugorje
Takimi i pjesmarrësve në këtë shtegtim bëhet para Katedrales Katolike në Shkodër. Nisja me Autubuz komod bëhet nga vendi takimit në ora 08.00. Udhëtimi zhvillohet në drejtim nga kalimi i pikës së kufirit në Muriqan, kalimi nëpër Malin e Zi, Kroaci, Bosnje Hercegovinë . Mbërritja në Medjugorje pasdite dhe sistemimi në Hotel. **KUJDES duhet me marrë me vehte atë çka nevojitet për ngrënie para se të niseni sepse deri në Bosnje-Hercegovinë gjatë udhëtimit do ketë vetëm një ndalesë pushimi. Ndërsa në Medjugorje (Hercegovina) kemi prenotuar darkën pas akomodimit në Hotel.

Dita e dyte | Medjugorje e ndodhur mes dy maleve
Fshat i vogël i provincës së Citluk, në përendim të Hercegovines. Famullia e Medjugorje numeron afro 4.300 banor, kombësi Kroate të besimit katolik. Vizita kishës dhe pjesmarrja në liturgjinë sipas orës caktuar. Vizitë trupores së Jezusit të Ringjallur. Dreka në hotel. Pasdreke ngjitja mbi malin Podbrdo përgjatë së cilit kundruesit kanë pasë përvojen e kundrimit të Zojës së bekuar, lutja e rruzares shenjtë. Moment meditimi. Darka në restorantin e Hotelit.

Dita e trete | Medjugorje - Krizevac
Pas mëngjesit ngjitja në malin Krizevac (Mali i Kryqit) ku do bëhet udha e kryqes. Dreka. Kthimi për Shkodër. Mbërritja në Shkodër në darkë.

Programi i Shtegtimit

Rezervo shtegtimin
Data e nisjes

31 Gusht 2013

Te dhena kryesore
Shteti - Bosnje Hercegovina
Gjuhë - Serbo Kroatisht
Popullsia - 4000
Valuta - Euro
Zona kohore + 01:00
Foto Galeri
img_9135 img_9145 img_9298 img_9288 img_9516 img_9112 img_9136 img_9346